Moska kthehet në vijë të parë të frontit

Mediat ruse nuk fshehin dot luftën, qytetarët po shohin nga afër sulmet ukrainase

Bombardimet vranë pesë persona dhe plagosën 19 në një fshat në rajonin Luhansk të Ukrainës Lindore, ndërsa një sulm me dron shkaktoi zjarr në një rafineri nafte në Rusinë jugore.

Ndërkaq një dron goditi rafinerinë e naftës Afipsky  në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë. Zjarri u shua dhe nuk pati viktima. Rafineria Afipsky është jo shumë larg portit të Detit të Zi të Novorossiisk, ku ndodhet një tjetër rafineri e cila u sulmua këtë muaj.

Status quo-ja në Moskë dhe qytete të tjera ka ndryshuar dhe rusët po shohin luftën para syve ndërsa mediat e kanë fshehur që prej fillimit. Legjioni Rusia e Lirë po rekruton mijëra rusë për të sulmuar Moskën. Ata hyjnë në Ukrainë përmes disa shteteve kufitare neutrale. “Ne kemi nisur rekrutimin dhe numri i tyre është në rritje. Gjithnjë e më shumë rusë e kuptojnë se kjo luftë është kriminale dhe duhet të ndalet,” u shpreh Komandanti i Legjionit Cezar.

Gjithashtu janë shtuar edhe aktivitetet e forcave ruse që kundërshtojnë regjimin. Afrimin e luftës nuk e shmangen as mediat ruse që shkruajnë se: “Moska po kthehet gjithashtu një qytet në vijën e parë të frontit dhe ekziston mundësia reale që të sulmohet vazhdimisht.

Sulmet në Rusi vijnë ndërsa Ukraina përgatit një kundërofensivë me shpresën për të dëbuar forcat ruse nga territori. Putin i ka cilësuar sulmet si më të madhin deri më tani ndaj Moskës, një përpjekje për të frikësuar dhe provokuar Rusinë.

Nga ana tjetër as Rusia dhe Ukraina nuk u zotuan të respektojnë pesë parimet e përcaktuara nga shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi për të mbrojtur termocentralin bërthamor të Zaporizhia. Pesë parimet e tij përfshinin se nuk duhet të ketë asnjë sulm dhe që aty të mos vendosen raketa, sisteme artilerie dhe municione, si dhe tanke ose personel ushtarak.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share