Moska akuzon Kievin për shpërthimin në Shën Pjetërburg

Arrestohet një 26-vjeçare ukrainase për vendosjen e eksplozivit

Ky filmim tregon momentin e shpërthimit në një kafene të Shën Pjetërburg, të Dielën, ku humbi jetën blogeri nacionalist rus Vladlen Tatarski dhe u plagosën 24 të tjerë.

Kremlini akuzoi shërbimet sekrete të Kievit si organizatorë të kësaj ngjarjeje, të cilët e quajtën “akt terrorist” që sipas autoriteteve ruse do të marrë përgjigjen e merituar.

Në këtë përfundim, zyrtarët rusë thanë se arritën pas arrestimit të kësaj 26-vjeçareje ukrainase të identifikuar si Darja Teprova, e cila pranoi se e ishte ajo që kishte vendosur eksplozivin në kafene.

Ajo shfaqet edhe në këtë filmim të kamerave të sigurisë kur mban me vete një kuti, të dyshuar me eksploziv, me të cilën hyn në ambientet e brendshme të kafenesë.

Para shpërthimit, blogerit Tatarski iu dha një statujë që dyshohet se ishte e ngarkuar me eksploziv, moment që shfaqet në këtë video. Ai shquhej për publikimin e pamjeve nga ushtria ruse në frontin e luftës në Ukrainë, ku shpesh fyente rëndë ushtarët ukrainas./Klan News

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share