Mosha nuk është problem për Cristiano Ronaldon kur bëhet fjalë për golat (VIDEO)

Mosha duket se nuk paraqet ndonjë problem për Cristiano Ronaldon.

Edhe pse ai më 5 shkurt i mbushi 39 vjet, po luan si të ishte “orë zvicerane”, e që golat për të ende janë specialitet.

Ai ia dhuroi fitoren ekipit të tij Al Nassr, duke realizuar një gol tejet të bukur kundër Al Feiha.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të 1/8-tës së finales në AFC Champions League.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë”, shënoi në minutën e 81-të, pas asistimit të Marcelo Brozoviq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share