Pavarësisht perceptimit të famshëm të ndërmarrësve 20-vjeçarë, themeluesit e moshës së mesme janë shumë më të zakonshëm, dhe më të suksesshëm se sa mendojnë shumë njerëz.
Në fakt, sipas një studimi nga “Kauffman Foundation”, mosha mesatare e një ndërmarrësi të suksesshëm sot është 39 vite, me të paktën gjashtë deri dhjetë vite përvojë në industri. Dhe ka dy herë më shumë themelues të suksesshëm mbi 50 vite se sa nën 25 vite.
Kjo nuk duhet të jetë befasuese. Risitë janë të vështira. Udhëheqja dhe rritja e korporatës kërkojnë aftësi dhe përvojë që shumica e kryeshefëve Ekzekutivë të rinj nuk i kanë ende. E vërtetë, një themelues 25 vjecar do të jetë më i përfshirë në nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve të moshës së tij, por fakti është se jo çdo konsumator sot është nën 30 vite, dhe shumë ndërmarrës tashmë po punojnë në produkte për audienca të ndryshme se sa homologët e tyre disa vite më parë.
Autori Rob Kornblum e di këtë gjë. Gjatë 20 viteve të tij, ai ka themeluar, rritur dhe operuar një numër të bizneseve fillestare në industritë e programeve dhe medias, dhe kjo përvojë inspiroi librin e tij të vitit 2016, Never Too Late to Startup: How Mid-Life Entrepreneurs Create Wealth, Freedom & Purpose.
Ndërmarrësit më të vjetër sjellin një numër të madh të përparësive, argumenton ai, dhe sa më shpejtë që industria e teknologjisë e kupton këtë, aq më të suksesshëm do të jemi të gjithë ne./EO