Moscertifikimi! Ankohet Lista Serbe: Kurti ka dhënë urdhërin!

Lista Serbe ka kritikuar direkt kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se ka urdhëruar anëtarët e KQZ-së për të refuzuar certifikimin e kësaj partie.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se vendimi i KQZ-së, është jodemokratik dhe kundër serbëve.

Zllatan Ellek – Kryetar i Listës Serbe

“Ne besojmë se kjo u bë me urdhra të Albin Kurtit për t’ua ndaluar serbëve pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky vendim s’ka bazë në ligje dhe është dëshmi se sa shumë Kurti dëshiron t’i heqë qafe serbët nga këto territore. Kurti nuk dëshiron ta shohë asnjë pjesëtar të Listës Serbe në Parlament, por serbët që i binden si Nenad Rashiq.”

 Tha se do të shfrytëzojnë të drejtën për ankesë.

Zllatan Ellek – Kryetar i Listës Serbe

“Kjo është dhunë institucionale dhe ligjore ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe, sepse Kurti nuk dëshiron të shohë deputetët e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, por dëshiron të ketë serbë të bindur si i ashtuquajturi ministër.”

KQZ-ja të hënën vendosi të mos e certifikojë këtë parti, duke marrë për shkak thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Moscertifikimin e Listës Serbe e kanë dënuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share