“Mos u beso të gjithëve”, pamjet që tronditën Turqinë. 19-vjeçari qëllon taksistin pas shpine (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, dhe jo vetëm pasi pamjet janë shpërndarë gjerësisht në internet.

Kamera e bordit të një taksie në Turqi ka filmuar të gjithë ngjarjen kur një djalë i ri 19-vjeçar që kishte hipur në taksi si klient, qëlloi me armë taksistin prapa shpine.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 31 Janarit në Izmir. Taksisti 44-vjeçar mori 19-vjeçarin në makinë, teksa ky i fundit u ul në sediljet e pasme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pasi mbërritën në destinacion, 19-vjeçari e pyet taksistin se “çfarë të detyrohem”. Përpara se të shoferi të përgjigjej, adoleshenti e qëlloi 3 herë me pistoletë prapa shpine.

Më pas, 19-vjeçari ulet në sediljen e pasagjerit duke kërkuar për t’i marrë paratë dhe i thotë taksistit të plagosur që “nuk duhet t’u besosh të gjithëve”.

44-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua operacionit.

Sipas policisë turke, taksisti ndaloi për të marrë 19-vjeçarin edhe pse ky i fundit ishte i maskuar. “Jam i sëmurë, prandaj e mbaj”, i ka thënë adoleshenti taksistit. Megjithatë, ky i fundit iu drejtua duke i thënë se askush nuk do ta merrte në makinë të maskuar, por moti ishte acar dhe nuk duhej ta linte në rrugë.

Autoritetet turke analizuan 110 orë filmime nga 70 kamera sigurie deri sa ranë në gjurmët e 19-vjeçarit dhe e arrestuan.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share