Mos e humbisni “Love Island”, dashuri, drama dhe ndarje! Premierë ekskluzive sonte në Tv Klan

“Love Island Albania” spektakli që ka thyer rekorde të shikueshmërisë që prej fillimit. Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet ‘prime’ i radhës, i cili premton spektakël dhe surpriza, nën drejtimin e Luana Vjollcës në Tv Klan.

Emisionet ditore të “Love Island Albania” transmetohen çdo ditë në orën 18:20.

’Reality show’ më i ndjekur i momentit do të jetë një premierë ekskluzive drejtpërdrejtë në Tv Klan, ku do të ketë shumë dinamika, momente të patransmetuara dhe dashuri të reja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Opinionistët e “Love Island” të cilët janë tashmë zyrtarë, Dalina Buzin dhe Olti Curri do të komentojnë situatat dhe dinamikat në vilën luksoze.

Rikujtojmë se 6 çiftet u trazuan nga hyrja e “bombshell”, Haris dhe Ajsha. Me futjen e tyre filluan të lindin marrëdhënie të reja, por edhe ndarje.

Çiftet aktuale nuk janë të qetë dhe nuk e dimë nëse do të rizgjedhin të vazhdojnë rrugëtimin në vilën e dashurisë së bashku.

Surpriza dhe të papritura na presin këtë të diel, ndiqni ‘prime’ në orën 21:00 në Tv Klan./Love Island Albania

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share