Mori me forcë gruan nga vendi i punës dhe e dhunoi në një lokal, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një grua është marrë me forcë dhe është dhunuar nga burri i saj edhe pse ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Autori është arestuar nga policia nga forcat e Komisariatit Nr.4. Në pranga ka rënë Amarildo Shabani banues në Tiranë. Ky i fundit kishte shkuar në vendin e punës së gruas së tij ku e kishte marrë me forcë dhe më pas e kishte çuar në një lokal pa dëshirën e saj ku e kishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht.

Pas njoftimit që mori policia, shkoi mënjeherë në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e 33-vjeçarit Amarildo Shabani.

Ai u arrestua për veprat penale heqje e paligjshme e lirisë, dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share