Monako në rrezik të futet në listën e zezë për pastrim parash

Monako, shtëpia e milionerëve dhe miliarderëve më të mëdhënj në planet, është në rrezik të shtohet në një “listë gri” financiare ndërkombëtare. Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) pritet të njoftojë zyrtarisht principatën se do të duhet të rrisë monitorimin për të adresuar mangësitë strategjike të pastrimit të parave më 28 qershor, ditën e fundit të seancës së saj plenare në Singapor.

Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë ende, por listimet vendosen me konsensus midis anëtarëve të FATF.

Një zhvillim i tillë do të dëmtonte ekonominë e Monakos. Institucionet e saj financiare kishin rreth 160 miliardë euro nën menaxhim në fund të vitit 2023, rreth 20 herë më shumë se PBB-ja e vendit. Tregu i pasurive të paluajtshme të Monakos, i cili është më i vogël në madhësi se Central Park i Nju Jorkut, është më i shtrenjti në botë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share