Momenti kur vinçi bie nga ndërtesa shumëkatëshe pas tërmetit të fuqishëm (Video)

Ky është momenti kur një vinç bie nga një ndërtese e lartë pasi një tërmet i fuqishëm tronditi Filipinet. Shembja e vinçit në Davao City u filmua të premten, një ditë pasi ndodhi tërmeti.

Autoritetet thanë të dielën të paktën tetë persona kanë vdekur nga tërmeti me magnitudë 6.7 ballë. Pamjet kapin pjesë të një çatie që shembet në një qendër tregtare në “General Santos”.

Asnjë kërcënim i menjëhershëm për cunami nuk u shkaktua si rezultat i tërmetit në det të hapur, sipas Qendrës së Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share