Korrespondentja e Sky News në Ukrainë, Alex Crawford po qëndron në pikën e evakuimit në qytetin e Khersonit në jug të Ukrainës, ku banorët lokalë janë detyruar të largohen dhe kërkojnë strehë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuar nga shkatërrimi i digës.
Crawford derisa po intervistonte banorët e asaj zone, rusët fillojnë granatimet – duke detyruar të ndërpret intervistën dhe të strehohet nga frika se mund të goditet.
Sipas saj thotë se ishte e vështirë të përcaktohet sesa larg tyre ndodhi shpërthimi, por gjykuar nga shpërthimi nuk ishte më larg se 500 metra.
“Ishte mjaftueshëm që të frikësojë të gjithë që po prisnin të evakuoheshin”, tha ajo.
Ushtarët ukrainas i kanë thënë Crawford, se të paktën një person ka humbur jetën nga përmbytjet në pikën e evakuimit në Kherson.
Sipas saj, kishte sulme të vazhdueshme ajrore dhe nga artileria ruse, që nuk kursen askënd, e kjo ua vështirësonte jetën ekipeve të shpëtimit.
As the evacuations from #Kherson continue, Russian artillery shelling of the city does not cease… https://t.co/2vZcfnfGrF
— Iryna Dobrohorska (@idobrohorska) June 8, 2023