Momenti i arrestimit të Dritan Rexhepit, u kap në një vilë në Stamboll: Emri tjetër që përdorte

Liria e Dritan Rexhepit mori fund në Stamboll. I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare dhe italiane u kap pas një operacioni në Turqi, ku ai kishte shkuar me një pasaportë false kolumbiane.

Rexhepi përdorte emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Siç duket nga pamjet, Rexhepi bënte një jetë luksi. Ai u kap brenda një vile. Aty u sekuestruan edhe sasi të konsiderueshme parash, armë, municione, bizhuteri etj.


Rexhepi konsiderohet një prej bosëve të drogës në Itali. Ai është dënuar me burg pasi sipas autoriteteve italiane ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Rexhepi u arratis pasi u lirua me kusht në vitin 2022 në Ekuador.

Në Shqipëri ai akuzohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës dhe për një vrasje në vitin 1998. Për këtë të fundit është dënuar me 25 vite burg./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share