Spektakli i sotëm i “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën iu dedikua festave të Nëntorit, ku të ftuarit ishin nga të gjitha trevat shqipfolëse, kudo ka shqiptarë dhe sigurisht s’kishte si të mungonte edhe artisti shqiptar Sidrit Bejleri nê këtë mbrëmje.
Ai performoi dy nga këngët më të dashura për shqiptarët: “Për ty Atdhe” dhe “Rrjedh në këngë e ligjërime”. Këtë të fundit e performoi krah Fifit, e cila gjithashtu ishte e ftuar këtë mbrëmje.
E menjëherë pasi përfundoi performancën dhe elektrizoi skenën, Sidriti iu bashku të ftuarve në mes të skenës, krah kapitenë të skuadrave dhe autores Luana Vjollca e cila ndau me publikun një moment e epik. Ajo iu drejtua kamerës dhe i tha dy fjalë të ëmës së saj: “Mami ia dola! Sidriti erdhi në “Zemër Luana”, e solla!”, duke shtuar e drejtuar Bejlerit se mami i saj “vdes për të” si artist, duke qenë se të dy janë nga Shkodra./tvklan.al