“Moderna” premton vaksina kundër tumoreve dhe sëmundjeve të zemrës

Së shpejti do të krijohen vaksina kundër tumoreve dhe sëmundjeve të zemrës. Viti 2030 mund të jetë kufiri për këtë ambicie të kompanisë farmaceutike “Moderna”, sipas deklaratës që se bërë nga drejtuesi sanitar Paul Burton për “Guardian”.

Dhe jo vetëm, vaksina edhe për shumë sëmundje autoimune apo sëmundje gjenetike të rralla.

Është shprehur i bindur Burton, duke thënë se shumë shpejt do të jenë në gjende të ofrojnë vaksina të personalizuara kunder kancerit, që mund të funksionojnë për lloje të ndryshme tumoresh. Sipas tij, do të jenë efikase dhe do të shpëtojnë qindar-mijëra apo miliona jetë njerëzish në mbarë botën.

Pika kyçe e shkencës është të arrihet të zbulohet me siguri shkaku gjenetik i një sëmundjeje, pasi kjo gjë do të bënte të mundur që të shfrytëzohej e njëjta teknologji me “mRNA” që u përdor për Covid-19.

Ajo konsiston në diçka të thjeshtë, i mëson qelizave të trupit tonë të prodhojnë proteinën e duhur në gjendje për të nxitur reagimin e sistemit imunitar kundër patologjisë që duhet luftuar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share