MMJPH: 50 milionë euro janë siguruar për përmirësimin e infrastrukturës ujore në komuna

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Evropiane për Investime (BEI) në kuadër të Marrëveshjes Financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut, në vlerë prej 50 milionë eurosh.

Me mjetet financiare të siguruara nga huamarrja nga BEI, do të vazhdojë mbështetja për të gjitha komunat për ngritjen e infrastrukturës bazë për të siguruar ujë të pastër për të gjithë banorët në vend, ndërsa realizimi i projekteve do të bëhet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut përfshin: rehabilitimin, modernizimin dhe zgjerimin/ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë, infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, sistemeve të kanalizimeve atmosferike dhe masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet, si dhe për furnizim të pajisjeve të specializuara për mirëmbajtje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share