Padyshim se bëhet fjalë për një trajner ambicioz dhe vjen te Shkupi për të vazhduar punën drejt sukseseve të reja.
“Më vjen mirë që jam pjesë e kolektivit të FC Shkupit, shpresoj që gjithë se bashku në bashkëpunim me të gjitha strukturat e klubit do të kontribuojmë që Shkupi të jetë një nga kandidatët për titullin kampion dhe dalje në arenën ndërkombëtare. Do të tentojmë që ajo që ka qenë e mirë ta mbajmë dhe të përmirësojmë lojën tonë, shpresoj që lojtarët do ta kuptojnë këtë situatë dhe do të japin kontribut të madh në bashkëpunim me ne dhe mezi presim ndeshjen e radhës. Besoj në punën time dhe në stafin që kam, do të mbajmë një pjesë të atyre që kanë qenë, me ne do të vijë një asistent i cili ka punuar me ne gjatë periudhës së kaluar, kështu që mendoj se do të bëjmë një staf kualitativ i cili do të di dhe do të mundet të përcjellë dijen te futbollistët”, ka thënë Zhizhoviq, i cili si futbollist ka luajtur në disa ekipe boshnjake si dhe te FC Tirana.
Zhizhoviq fundmi ka punuar si trajner në Arabinë Saudite në pankinën e Al Kholod, ndërsa më parë ka qenë kryesori edhe me ekipet si Radnik nga Bjeljina, Zrinjski dhe Slloboda nga Tuzlla, të gjitha këto ekipe që garojnë në kampionatin më të fortë të Bosnjë e Hercegovinës.
Në stafin teknik Zhizhoviç me vete ka sjellë një emër të njohur të futbollit kroat, Pero Pejiq, i cili një pjesë të madhe të karrierës ka luajtur në kampionatin Kroat, në Austri, Iran, Arabinë Saudite dhe në Shqipëri./KlanMacedonia/