Mjekët e shpëtojnë beben në Gaza, e nxjerrin nga barku i nënës që vdiq

Mjekët në Gaza kanë arritur ta shpëtojnë një bebe të palindur në Gaza, duke e nxjerrë nga barku i nënës përmes prerjes cezariane.

Nëna e foshnjës u vra nga një sulm ajror, dhe mjekët nxituan për ta shpëtuar fëmijën.

Korrespondenti i BBC-së në Gaza, Rushdi Abulaouf, raportoi mbrëmë që nëna ishte lënduar rëndë gjatë një sulmi në qytetin Khan Younis.

Edhe babai i foshnjës ishte vrarë gjatë sulmeve, teksa nëna ishte dërguar në spitalin Nasser.

Gjatë asaj kohe sa po i nxirrej foshnja, nëna kishte qenë ende e gjallë, mirëpo tani raportimet thonë që nëna ka vdekur, teksa bebja u shpëtua dhe tani është në gjendje stabile.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share