Mjegull në Gjavatë dhe në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit

Dukshmëri e zvogluar për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka në qafën malore Gjavatë dhe në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit.

Lidhja Automoto e Maqedonisë informoi se dukshmëria në Gjavatë është deri në 50 metra, ndërsa në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit prej 60 deri në 70 metra.

Për shkak të minimit për ndërtimin e rrugës eksprese A2, aksi Dllaboçicë = Çatall sot prej orës 13 deri në orën 16 do të ketë ndërprerje të komunikacionit në shtrirjen nga fshati Vetunicë deri në urën e lumit Blidesh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share