Mitsotakis: Përballë meje Mickoski përdori emrin e ri të shtetit “Maqedonia e Veriut”, marrëveshja e Prespës duhet të respektohet!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në konferencën për shtyp që mbajti mbrëmë vonë në Bruksel pas përfundimit të Samitit BE-Ballkanit Perëndimor, tha se me sygjerim të tij do të ketë një samit të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 3 shkurt, i fokusuar ekskluzivisht në mbrojtjen evropiane.

Siç raportojnë mediat greke, i pyetur për deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski për popullin maqedonas, Mitsotakis ka sqaruar se i ka thënë kolegut të tij se duhet respektuar plotësisht marrëveshja e Prespës, si dhe përdorimi i emrit “erga omnes”.

“Përballë meje, pra në takimin që patëm dje në Samit, por edhe sot në mëngjes kur u takuam bashkë në kuadër të takimit përgatitor të Partisë Popullore Evropiane, ai përdori emrin zyrtar dhe unik të shtetit që është “Maqedonia e Veriut”. Për më tepër, ekziston një detyrim për të përdorur “erga omnes”.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share