Për kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, takimi i Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë është diçka normale. Gjatë një interviste për televizionin “Alfa” ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë pengesë nga pala greke.
“Greqia është një vend demokratik. Askush nuk mund të pengojë një udhëheqës të huaj që të zhvillojë një vizitë private e të flasë me bashkatdhetarët e tij. Mbase çështja mori përmasa më të mëdha se ç’duhej të kishte”, tha Mitsotakis.
Por kryeministri grek nuk ka lënë pa shprehur pakënaqësinë e tij për kohën që ka zgjedhur homologu shqiptar për të zhvilluar takimin në Athinë.
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi këtë të diel, në orën 11:00 në “Galatsi” të Athinës.
Klan News