Mitrovicë, shpërthim i fuqishëm në lagjen ku jetojnë shqiptarët

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sonte në Lagjen e Boshnjakëlve në Mitrovicën e Veriut. Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për bombë, por nuk dihet lloji i saktë i saj.

Teve1 raporton se sipas disa dëshmitarëve, shpërthimi para pak minutash në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, u shkaktua nga një person i cili fillimisht kishte qarkulluar në atë pjesë të lagjes, e më pas nga dritarja e veturës ka hedhur një mjet shpërthyes.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar disa shpërthime në pjesën veriore të vendit, si shenjë revolte për zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përveç Lagjes së Boshnjakëve, ky shpërthim ishte dëgjuar edhe tek pjesa e Urës së Ibrit, raporton teve1.info.

Ndërsa, aktualisht Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga pjesa ku ka ndodhur ky shpërthim.

Përveç Karabinierëve Italianë, prezentë vazhdon të jetë edhe Policia e Kosovës, ndërkohë kanë qarkulluar edhe disa vetura të EULEXI-it, mirëpo të njëjtat nuk kanë qëndruar aty.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share