Mitrovicë e Veriut: Ura mbi Ibër do të hapet për qarkullim

LISTA SERBE E QUAN “PROVOKIM”

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut të premten ka vendosur për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë.

Propozimi ishte i asamblistes së LVV-së ë Aida Ferati-Doli ndërsa nga 13 asamblistë 11 kanë votuar për 1 kundër dfhe 1 ka abstenuar.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar menjëherë Petar Petkoviq duke e quajtur si “provokim” dhe përpjekje të kryeministrit Albin Kurti për “të prishur takimin e Brukselit më 2 maj.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq,  ka deklaruar se “Serbia do të dijë se çfarë do të bëjë nëse Albin Kurti guxon të përpiqet të dëbojë serbët nga Kosova”.

Vuçiqi ka pretenduar se Kurti e ka marrë këtë vendim për hapjen e urës vetëm pak ditë pas sic është shprehur  “zgjedhjeve të turpshme që u mbajtën”.

Ashpër ka reaguar edhe Lista Serbe  e cila e ka cilësuar si ilegale e hap i radhës i pushtimit të veriut nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Lista serbe ka paralajmëruar se në rast se hapet ura e Ibrit atëherë do të rezultojë me incidente në këtë zonë e që sipas tyre është edhe qëllimi i Prishtinës

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share