Mitrovicë e Veriut: Shtyhet afati për lirimin e ndërtës në “Lagjen e Boshnjakëve”!

NDËRTESA SHFRYTËZOHET NGA STRUKTURAT PARALELE TË SERBISË

Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në Lagjen e Boshnjakëve, e cila shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Ky vendim është marrrë pas presioneve nga SHBA-ja dhe BE-ja se largimi I përfaqësresve të institucvioneve serbe nga objekti komunal I Mitrovicës së Veriut mund të përshkallëzoj situatën.

Ambasada amerikane kishte reaguar duke thënë se ky vendim I autoriteteve locale në Mitrovicë nuk është marrë në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe janë në kundërshtim me kërkesat për shmangien e veprimeve që mund të tensionojnë situatën në veri.

Edhe Bashkimi Evropian kishte shprehur këtë shqetësim duke thënë se vendimi I udhëheqsve të Mitrovvicës së veriut është implimim I situatës aktuale në veri.

Përmes një njoftimi komuna kishte bërë të ditur se pas lirimit të kësaj ndërtese do të ketë intervenime për rregullimin e objektit. Afati I fundit për largimin e tyre nga objekti komunal ishte këtë të premte.

Lista Serbe, përmes një deklarate, kishin bërë të ditur se punonjësit e institucioneve të Serbisë janë njoftuar se duhet të largohen nga objekti brenda tri ditësh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share