Mitrovicë: 13-vjeçari rrah nënën e tij

Një grua ka raportuar të premten në polici se djali i saj 13-vjeçar e ka sulmuar atë fizikisht.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në Mitrovicë.

Derisa, bëhet e ditur se gruaja nuk ka kërkuar tretman mjekësor.

Në raportin e policisë thuhet se nuk është raportuar për të arrestuar, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

“Ankuesja femër kosovare raporton se djali i saj i moshës 13 vjeçare ka sulmuar fizikisht ankuesen nënën e tij. Ankuesja nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share