Nëntë të plagosurit në gjendje të qëndrueshme shëndetësore
Prokurorët dhe ekspertët e mjekësisë ligjore në Malin e Zi kanë kaluar me orë të tëra në këqyrjen e vendit të ngjarjes ku 39-vjeçari Mladen Bulatoviç vrau veten dhe plagosi nëntë persona kur aktivizoi një granatë dore në hyrje të Gjykatës në Podgoricë. Granata e dorës M75, me shumë gjasa e ngjitur në brezin e Bulatoviç është aktivizuar pak sekonda pasi ai ka hyrë në objektin e Gjykatës.
Sfida e tyre kryesore e hetuesve është që të përcaktojnë se në çfarë rrethanash ose kush e detyroi Bulatoviçin që të aktivizojë bombën në derën e hyrjes së ndërtesës. Aktualisht janë duke u ndërmarrë një sërë masash dhe veprimesh për të përcaktuar motivin e kësaj ngjarjeje. Bulatoviç ishte dënuar disa herë për trafik droge. Në vitin 2017 ai u divorcua nga bashkëshortja dhe kishte detyrimin gjyqësor për të paguar mbështetje financiare për rritjen e fëmijës së tyre.
Në mesin e të plagosurve është edhe avokati 44 vjeçar Branimir Vukçeviç që ka pësuar lëndime në pjesën e këmbës dhe qafës, por që nuk është në rrezik për jetën.
Të lënduarit po kalojnë një traumë të tmerrshme psikologjike, por gjendja e tyre shëndetësore është e qendrueshme. Qeveria e Abazoviç ka marrë masa të rrepta të sigurisë rreth godinave të gjykatave për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre që janë përgjegjës për dhënien e drejtësisë.
Klan News