Mishel kërkon progres në dialogun Kosovë – Serbi

PRESIDENTJA OSMANI KRITIKA LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

Progres në dialogun Kosovë Serbi ka kërkuar presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Ai ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Kanë diskutuar edhe për për liberalizimin e vizave.

Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin në këtë çështje. Fokusimi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet ka deklaruar Presidenti i Këshillit Evropian Charles Mishel
Javën e ardhshme do të takohet me 27 liderët e BE-së, ku u shpreh se do të jetë mundësia “që të shfaqet uniteti për vlerat tona të përbashkëta”.

Por presidentja Osmani ishte kritike për procesin e liberalizimit të vizave duke thënë se është stërvonuar, derisa ka kërkuar angazhim aktiv nga BE-ja.

VJOSA OSMANI – PRESIDENTE E KOSOVËS

Ndërsa ka kërkuar nga BE-ja që të mos lejojë që dialogu të shndërrohet në instrument të Serbisë për ta minuar integrimin e Kosovës, qoftë në mekanizma rajonal e as në evropian.

Michel ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Kurti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share