Miroslav Lajçak me 15 Mars në Beograd

BE lobon për një takim mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak do të vizitojë Serbinë më 15 Mars. Lajçak ishte në kryeqytetin kosovar më 5 Mars. Ai po përpiqet që të pregatisë një takim ndërmjet kryenegociatorëve të të dyja palëve, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe të përdorimit të dinarit serb.

Me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin në jetën e serbëve të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Serbia.

Diplomatët perëndimorë i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.

Në takimin e 27 Shkurtit në Bruksel kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi refuzoi të marrë pjesë pasi sipas tij çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut.

Lajçak ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit ku palëve u kërkohet që të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës si dhe zbatimin të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë.

Brukseli i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës për fillimin e punës për zbatimin e projekt statutit për themelimin e bashkësisë të komunave me shumicë serbe. Beogradit i është kërkuar që të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share