Mirlind Daku: Do bëjmë mrekullira në Evropian

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka folur për shortin e EURO 2024 ku Shqipëria u shortua në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Daku u shpreh se në Gjermani do bëjnë shumë surpriza, ‘pasi po na marrin si ekip të lehtë’.

‘’Grup i fortë por ne si shqiptarë jemi mësu që nga fillimi skemi pas asigjë dhe kemi arritur deri në këtë nivel”, ka deklaruar Daku.

“Do ikim në Gjermani pa asnjë shpresë, se po na marrin si ekip të lehtë”.

“Do ikim atje dhe do bëjmë shumë surpriza. Normal shumë ekipet të forta. Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë’’, tha ndër të tjera Daku, në një intervistë në Ora News.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share