Në Kuvend para pak minutash janë miratuar konkluzionet e dala nga propozimi francez.
68 deputetë votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së lëshuan sallën e Kuvendit.
Ndërkohë protestuesit jashta Kuvendit po gjuajnë me vezë dhe letra toaleti duke shprehur revoltën e tyre kundër votimit të propozimit francez. /KlanMacedonia/