Minuta të pakta te Interi, Kristjan Asllani shumë pranë huazimit te Sassuolo

Empoli nuk pritet të jetë skuadra e vetme me koloni shqiptare në Serie A. Sasuola pritet të rris numrin e kuqezinjve në organikë, ku pas Nedim Bajramit mund të ofrojë në skuadër një tjetër mesfushor të Kombëtares Shqiptare. Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, i cili është përfshirë në projektin e Interit për të siguruar shërbimet e Maxime Lopez. Mediat italiane raportojnë se zikaltërit kanë vendosur kontakte në lidhje me mundësinë e një marrëveshje shkëmbimi që përfshin dy mesfushorët para përfundimit të merkatos së verës.

Francezi Lopez e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të qëndrojë në Emilia-Romagna këtë sezon. Sassuolo ka vendosur çmimin 20 milionë euro për lojtarin e megjithatë, asnjë klub nuk ka bërë oferta. Për këtë arsyeje, Inter mund të përpiqet ta marrë atë në huazim, edhe pse klubi milanez nuk dëshiron të shpenzojë për një tarifë huazimi. Kufizimet financiare e bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje huazimi të paguar me Sassuolo.

Për këtë arsye në lojë përfshihet emri i mesfushorit të kombëtares shqiptare Kristjan Asllani. 21-vjeçari shqiptar nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani këtë sezon. Edhe sezonin e kaluar, ish-mesfushori i Empolit nuk preferohej nga tekniku Inzaghi. Kështu që parashikohet që Asllani mund të pranojë të bëhet kjo lëvizje te Sassuolo në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për të luajtur. Aktivizimi në një skuadër që i beson talentëve si Sassuolo do të rriste formën e Asllanit, për të qënë një garanci edhe për trajnerin e kombëtares Silvinjo për duelet kualifikuese të Euro2024.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share