Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në mëngjes arriti për vizitë në Ukrainë, në shenjë të përkrahjes së lidershipit ukrainas dhe qytetarëve ukrainas në luftën për mbrojtjen e vendit të tyre dhe ruajtjen e integritetit të tyre.
Petrovska në Ukrainë gjatë takimeve me përfaqësues të Kievit zyrtar, kumtoi MM, do ta transmetojë qëndrimin, të cilin Maqedonia e Veriut e ka pasur nga vet fillimi i pushtimit rus, e ajo është se Maqedonia e Veriut tërësisht e përkrah sovranitetin ukrainas në kufijtë ndërkombëtarisht të njohura dhe e shpreh përkrahjen për të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje. Veprimet ushtarake, shkatërrimet dhe vuajtjet e popullit ukrainas, thuhet në kumtesën e MM-së, duhet të ndërpriten menjëherë.
Siç u paralajmërua, ministrja Petrovska në Ukrainë personalisht do të njoftohet me pasojat nga shkatërrimet, të shkaktuara nga agresioni rus, ndërsa nga përfaqësuesit e Kievit zyrtar prej së afërmi do të informohet për gjendjen në terren.