Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, ka thënë se nuk i takon Izraelit të vendosë për të ardhmen e Gazës.
Reagimi i Colonnas erdhi pasi dy ministra izraelitë kërkuan zhvendosjen e banorëve të Gazës jashtë territorit të saj.
“Nuk i takon Izraelit të përcaktojë të ardhmen e Gazës, e cila është tokë palestineze. Ne duhet t’i kthehemi parimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ta respektojmë atë”, tha Colonna, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se thirrje të tilla janë të papërgjegjshme dhe e largojnë situatën nga një zgjidhje, duke shtuar se një retorikë e tillë është gjithashtu kundër interesave afatgjata të Izraelit.
“Gaza është tokë palestineze, e cila dëshiron të bëhet pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez. Ne mbështesim zgjidhjen me dy shtete, e cila është opsioni i vetëm i zbatueshëm”, tha ajo.