Është shpallur konkursi i ri për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë bëri të ditur Ministri i Kulturës Zoran Ljutkov.
Ai njoftoi se për këtë janë siguruar 10 milion denarë. Konkursi do të hapet sot dhe do të zgjasë 30 ditë.
ZORAN LJUTKOV- MINISTËR I KULTURËS
“Si të gjitha konkurset tjera që kemi pasur, edhe kjo do të zgjasë 30 ditë, janë ndarë 10 milion denarë për këtë konkursë. Ministria e Kulturës do të mbeshtesë disa projekte, edhe atë festivali i industrisë kreative me kohëzgjatje të paktën 15 ditë, ku të drejt kanë vetëm komunat”.
Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë personat fizik, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, personat juridik, njësitë e vetëqeverisjes lokale, qyteti i Shkupit, komunat në qytetin e Shkupit
ZORAN LJUTKOV- MINISTËR I KULTURËS
”Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë personat fizikë, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, personat juridikë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale. Personat juridikë përfshijnë institucionet kulturore (lokale ose private), njësitë e vetëqeverisjes lokale, shoqatat, lidhjet, asociacionet, shoqëritë tregtare, tregtarët individualë dhe personat e tjerë juridikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me ligjin. Qyteti i Shkupit, komunat në qytetin e Shkupit, institucionet nacionale dhe lokale nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs”.
Afati i fundit për paraqitjen e fletëparaqitjeve për projekte për zhvillimin e industrive kreative është nga data 28.3.2025 deri më 28.4.2025. Projektet duhet të realizohen brenda datës 31.11(Nëntor.2025.
Personat juridik dhe fizik mund të marrin pjesë në konkurs vetëm me një projekt.