Ministria e Financave nuk jep pëlqim – Në “Rrugët Shtetërore” angazhohen 150 punëtorë me kontrata duke paguar provizione shtesë

Rreth 150 punonjës të Rrugëve Shtetërore janë të angazhuar me kontrata të përkohshme vetëm sepse Ministria e Financave nuk jep pëlqim për punësimin e rregullt të tyre. Kështu si zgjidhje e drejtuesve të kësaj ndërmarrjeje e kanë parë përmes Agjencisë private për punësime të përkohshme,  me çka edhe shpenzimet e institucionit janë më të mëdha duke paguar provizione.

Drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi sqaroi në Klan Debat se punësimet e përkohshme bëhen sipas nevojës përmes agjencive për arsye se punonjësve iu paguhen të gjitha kontributet, duke përfshirë edhe sigurimin pensional dhe shëndetësor.

“Bisedojmë me Ministrinë e Financave që të marrim pëlqime dhe shpresoj se shumë shpejt brenda 2 muajve do të fillojmë me procesin e dhënies së vendimeve të këtyre punonjësve që i kemi përmes agjencisë”, sqaroi Ejup Rustemi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share