Ministria e Drejtësisë: Ekstradimi, në rastin më të mirë, mund të ndodh me muaj!

“PRESIM QË PALEVSKI TË ANKOHET NË ÇDO PIKË E PRESJE TË PROCEDURËS”

Ministria e Drejtësisë gjatë një brifingu me mediat, ka sqaruar procedurën e ekstradimit nga Turqia për të dyshuarin e parë për vrasjen e dyfishtë, Lupco Palevskin, përcjell KlanM. Siç sqaruan, Ministria është e gatshme nëse kërkohen dokumente shtesë, por nuk ka të dhëna për afatet e autoriteteve të Turqisë për procedurën e ekstradimit.

Procedura e shpejtë e ekstradimit është e obliguar edhe me konventat dhe ligjet që I ka nënshkruar Turqia, por edhe në to nuk ka inkurajime për ekstradim të shpejtë.

“Ekstradimi mund të ndodh me procedurë të shkurtër, por vetëm nëse i paraburgosuri pajtohet të dorëzohet. Por, duke e ditur se për cilin bëhet fjalë në këtë rast, presim që ai të ankohet në çdo pikë e presje në gjithë procedurën. Ka të drejtë ankese dhe për paraburgimin dhe në çdo fazë të procedurës së ekstradimit”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takimin joformal me ambasadorin turk është njoftuar se kanë nga 100 kërkesa të këtilla të ekstradimit brenda ditës dhe se duhet të respektohet procedura.

Kjo, bëhet, sic njoftohet, që të mos përsëritet rasti kur Kosova ekstradoi në Turqi 5 persona për të cilët aspak nuk ka patur procedurë dhe është kërkuar përgjegjësi të nivelit më të lartë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share