Ministria e Brendshme do të lëshojë dokumente personale edhe sot

Ministria e Brendshme bën me dije se sot do të vijoj me punë normalisht.

Nga dikasteri i brendshëm thonë se të gjithë qytetarët që kanë paraqitur kërkesë për letërnjoftime të reja mund ti marrin ato nëse janë gati.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se departamenti i çështjeve civile, përkatësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative pranë MPB-së do të punojnë për dhënien e dokumenteve personale me orar pune nga ora 08:00 deri në 19:00”, njoftojnë nga MPB.

Qytetarët e Shkupit do të mund të marrin letërnjoftimet e tyre në stacionet policore në territorin e qytetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share