Çairi reagon për shkurtimin e bllok dotacioneve për arsim

KOMUNA: RREZIKOHET QË BORXHI TË RRITET DHE TË MOS KETË NGROHJE

Komuna e Çairit e akuzon Ministrinë e Arsimit se vendimi për shkurtimin e bllok dotacioneve është skandaloz dhe pamundëson mirëmbajtjen e 10 shkollave fillore, përcjell KlanM. Blerim Sulejmani nga kjo komunë tha se edhe vitet e kaluara kanë pasur të njëjtin problem, i cili ndikon në rritjen e borxhit të shkollave. Andaj i bëjnë apel Ministrisë së Arsimit që për Komunën e Çairit ti rrisin bllok dotacionet për të paktën 30 milion denarë.

“Shuma e borxheve në të gjitha shkollat kap diku shifrën e 60 milionë denarëve. Me ç’ka nuk mundet Komuna të reagojë. Edhe me buxhetin e vitit 2024 dhe me këtë bllok dotacion që është paraparë për Komunën e Çairit, borxhi sigurisht do të thellohet. Edhe pse ne në buxhetin që kemi përgaditur tani përsëri kemi paraparë një shumë prej 25 deri në 35 milion denarë për shkollat fillore dhe çerdhet, duke e ditur se mundet përsëri mos të reagohet dhe shkollat të mbesin pa naftë qendrore, nxemje qendrore dhe energji elektrike”, tha Blerim Sulejmani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share