Ministri Velkovski urgjentisht kërkon miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Në prag të shpërndarjes së Kuvendit, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, bëri thirrje të fortë për miratimin e amendamenteve të propozuara për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Velkovski theksoi rëndësinë e kësaj çështjeje, duke u bërë apel deputetëve që të veprojnë me shpejtësi për të adresuar nevojën për më shumë edukatorë dhe kujdestarë të licencuar në kopshte.

“Me keqardhje theksoj se Kuvendi, i cili ka vetëm pak ditë punë deri në shpërndarjen përfundimtare, e ka bërë rendin e ditës dhe nuk është futur në rend dite pika për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Fatkeqësisht, disa herë i kam bërë thirrje Parlamentit dhe deputetëve. Kanë edhe 4-5 ditë punë, le ta fusin në rendin e ditës këtë pikë dhe duhen pesë minuta për ta votuar”,tha Velkovski.

Ai vuri në dukje se mbi 1000 profesionistë presin që nga viti 2021 për licencat e tyre, të cilat do të lejojnë plotësimin e vakancave në institucionet e kujdesit për fëmijët. Velkovski paralajmëroi se çdo vonesë në këtë proces do të linte mijëra fëmijë pa kujdesin e duhur në kopshte, duke e cilësuar këtë si një çështje urgjente që kërkon veprim të menjëhershëm.

“Në vend që të kujdesemi për 5000 fëmijë që nuk janë në kopshte, le të kujdesemi që të kemi kujdestarë, edukatore dhe staf profesional që do të mund të hyjnë në procesin e punësimit menjëherë pas zgjedhjeve, sot dikush po shtyn politikën mbi kurrizin e fëmijëve. Për fat të keq këtyre fëmijëve u mungon kujdesi i nevojshëm në për kopshte”, tha Velkovski”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share