Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, paralajmëroi se edhe sot vazhdojnë takimet me institucionet që bëjnë vlerësimin për rreziqet potenciale nga përdorimi i rrjetit social “Tik-Tok” dhe çfarë materialesh përmban, njofton KlanM.
Po shqyrtohen edhe video-materiale të këtij aplikacioni, kurse MPB-ja do të vlerësojë nëse bëhet fjalë për materiale të dëmshme.
“Nëse në institucionet e sigurisë konfirmohen si materiale të dëmshme, bashkë me Ministrinë Për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe institucioneve tjera të fushës së funksionimit të Tik-Tokut, do t`i shqyrtojmë të gjitha mundësitë për mënyrën e përdorimit si aplikacion” – tha Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Ministri, sic njofton KlanM, paralajmëroi se do të analizohet edhe mënyra e shfrytëzimit të rrjeteve tjera sociale, se sit ë ketë kufizime në mënyrën e krijimit të profileve, konfirmimin dhe futjen e të dhënave.
Për këtë, sic tha Ministri, do të bisedohet me psikologë, pedagogë, ekspertë të MASH-it, Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe me njerëz të sektorëve të arsimit nëpër komuna.
“Pas këtyre masave, do të kemi protokoll konkret të masave në vitin shkollor që po përfundon, kurse nga shtatori do të ketë më shumë protokolle, më shumë doracakë. Do ta shqyrtojmë edhe rregulloren ekzistuese për shkollat, programin edukativ, punën e qendrave sociale, e të ngjashme” – tha Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. /KlanMacedonia/