LD e Trajanovit: Ideja për koalicion të zgjeruar drejt kolapsit – duhen zgjedhje të parakohshme

Lidhja Demokratike për një kohë të gjatë ka promovuar dhe avokuar për formimin e Qeverisë së Koalicionit, të përkrahur nga të gjitha partitë parlamentare, duke respektuar parimin kushtetues të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha bashkësive etnike. Kështu, siç përcjell KlanM, thonë përmes një reagimi nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, parti që deri para pak kohësh ishte pjesë e koalicionit me LSDM-në.

Motivi i një Qeverie të tillë, sipas kësaj partie, është mbrojtja e interesave strategjike dhe kombëtare të shtetit, demokratizimi, sundimi i ligjit dhe karakteri unitar i shtetit, përcjell KlanM

Sipas LD-së, Qeveria e Koalicionit duhet të bëjë reforma thelbësore, të cilat përfshijnë Kushtetutë të re sipas konceptit qytetar, reforma të thella në sistemin e drejtësisë, ndërtimin e një sistemi për luftimin efikas të krimit, reforma në administratë dule ulur numrin e deputetëve në 90 dhe numrin e ministrive në maksimum 12 si dhe kushte për të rinjtë për të hapur biznese, përcjell KlanMacedonia.

Megjithatë sipas LD-së, LSDM-ja me ofertën e saj të pretenduar për përfshirjen e opozitës në Qeveri e ka keqpërdorur dhe komprometuar plotësisht këtë ide. Këtë, partia e Trajanovit e quan si manipulim klasik dhe qasje të pasinqertë të qeverisë dhe LSDM-së, për të shmangur sipas tyre, përgjegjësinë për kolapsin e proceseve integruese evropiane.

“Sipas informacioneve dhe vlerësimeve të Lidhjes Demokratike, ideja për një qeveri të koalicionit të gjerë do të shembet, prandaj qeveria duhet të japë dorëheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndryshe, nëse Dimitar Kovaçevski do të kishte qasje serioze, do të duhej të jepte dorëheqje deri më tani dhe të fillonte procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re”, thonë nga LD-ja./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share