Ministri Shaqiri dhe ambasadorja Ageler nënshkruan vazhdimin e programit akademik Fulbright

SHAQIRI: SHBA MBETET NJË NDËR MBËSHTETËSIT MË TË MËDHEJ

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Angela Ageler, sot nënshkruan memorandum për vazhdimin e zbatimit të programit të shkëmbimit akademik Fulbright. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ambasadorja Ageler tha se deri më tani, qindra të rinjë nga Maqedonia e Veriut kanë shfrytëzuar bursën Fulbright, me të cilën kanë studiuar në SHBA dhe më pas  me ata njohuri janë kthyer për të kontribuar në vendlindjen e tyre.

“Që nga viti 1991, më shumë se 350 nga më të mirët dhe më të ndriturit e Maqedonisë së Veriut shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një bursë Fulbright dhe më pas u kthyen për të kontribuar me njohuritë dhe përvojën e tyre në vendin e tyre. Sot, të diplomuarit e Fulbright janë aktivë në qeveri, akademi, shkencë, financë dhe në çdo sektor të shoqërisë”, tha Angela Ageler.

Ministri Shaqiri theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit, në përpjekjen për t’u integruar në Botën e zhvilluar.

“Nënshkruam marrëveshjen memorandumin për vazhdimin e implementimit të ‘full bright’ për shkëmbim akademik i cili ka një histori prej 77 vite në vendin tone dhe si shtet do të jemi pjesëmarrës në këtë storie të suksesit për vendin tonë, sepse është një ndër programet që është shfrytëzuar më së shumti në të gjithë memorandumet që ka nënshkruar Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha Jeton Shaqiri.

Interesimi për të studiuar apo hulumtuar në SHBA është i madh, pasi çdo vit rreth 40 universitete amerikane renditen ndër 100 më të mirat në botë. Këtë vit ka mundësi për një numër më të madh të pjesëmarrësve në krahasim me vitet e kaluara, duke qenë se pjesëmarrja financiare në program është rritur./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share