Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot në mëngjes ka pranuar vaksinën kundër gripit sezonal në pikën e vaksinimit të punonjësve shëndetësorë, e cila u hap në Institutin e Shëndetit Publik. Vaksinimi kundër gripit sezonal kryhet në territorin e gjithë vendit në qendrat shëndetësore publike dhe disa nga qendrat shëndetësore në Shkup. Çdo qytetar mund të regjistrohet në faqen vakcinacija.mk dhe do të marrë SMS për ditën, orën dhe vendin e saktë ku mund të vaksinohet kundër gripit sezonal.
Ftojmë qytetarët e interesuar të regjistrohen për vaksinim, vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka siguruar 60 mijë vaksina të destinuara për imunizimin e kategorive të rrezikut të qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë. Vaksinat për ta janë falas. Për më tepër, qendrat e shëndetit publik ofrojnë vaksina për përdorim komercial.