Grubi: Bujar Osmani i bë ballë Rusisë dhe na sjell Europën

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka uruar Bujar Osmani për kandidimin për president nën ombrellën e BDI-së.

Grubi thotë se me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e rradhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend, raporton indeks.mk

Sipas zëvendëskryeministrit, Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhnjyer në betejën kundër Rusisë.

Shkrimi i plotë:

Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhnjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e rradhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për President konsensual.
JO RUSISË, PO EUROPËS! 🇪🇺

Lexo gjithashtu
Total
0
Share