Turqia e ka mbështetur fuqishëm Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Shkup ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Ai ka paralajmëruar nënshkrimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik me Maqedoninë e Veriut. Turqia synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh në dy miliardë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë turke për të investuar në vend. Vazhdojmë edhe me bashkëpunimin ushtarak, ka thënë ministry I jashtëm turk Hakan Fidan.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan
Si Turqi, ne shprehim interesin tonë për nënshkrimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik. Turqia synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh në dy miliardë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë turke për të investuar në vend. Vazhdojmë me bashkëpunimin ushtarak, përmes pjesëmarrjes në stërvitje të përbashkëta.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski e vlerësoi vizitën e ministrit të jashtë turk si një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përforcimin e partneritetit strategjik. Ai theksoi se Turqia është aleat i rëndësishëm dhe mbështetës në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ministri jashtëm Mucunski e ka konfirmuar atë që parlajmëroi kryeministri Mickovski lidhur me riformatimin e komisionit për cështje historike me Bullgarinë,. Kjo sipas tij bëhët për të mbrojtur pozitat strategjike të vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski
“Sipas meje dhe për atë që kemi biseduar me kryeministrin Mickovski, fakt është se duhet të ketë disa ndryshime kadrovike, jo të plota, gjithashtu mendoj se duhet të ketë një vazhdimësi nga pikëpamja e kuadrove, por kemi edhe vëzhgimet tona. Natyra e punës së këtyre komisioneve është e tillë që me gjeste të vogla mund të bëhen dëme serioze për interesat e vendit tonë”.
Në takimin Mcunksi Fidan është hapur edhe tema me antarët e organiztaës Feto që gjinden në Maqedoninë e Veriut e që vendi deri tani nuk ka pranuar ekstradimin e asnjë personi që ka këekruar Turqia. Sipas hakan Fidan Feto paraqet rrezik për cdo vend.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan
Besojmë se do të kenë një qasje të ndjeshme qeveria e re në luftën kundër terrorizmit në krye me FETO-n, sepse FETO nuk është vetëm një kërcënim për Turqinë, por edhe për të gjitha vendet ku është prezent. Presim që Maqedonia e Veriut të ofrojë mbështetje shtesë në luftën kundër FETO-s.
Vizita e Fidan në Maqedoninë e Veriut përfundoi me një takim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me kryeparlamentarin Afrim Gashi.