Lavrov: Perëndimi i frikësohet konkurrencës së ndershme
Rusia dënon vendimin e Lituanisë për ndalimin e transportit të disa mallrave përmes territorit të saj drejt rajonit rus Kaliningrad.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Perëndimi i frikësohet konkurrencës së ndershme.
“Kjo është arsyeja pse ata nuk pranojnë kulturën e çdo vendi që flet nga pozicionet e veta me orientim kombëtar, ndalojnë kanalet televizive të transmetojnë, ndalojnë politikanët e padëshiruar në rrjetet sociale dhe heqin nga hapësira publike cdo gjë që nuk pajtohet me konceptin neo-liberal të rendit botëror”.
Lavrov ishte në të njëjtën linjë me kreun e Kremlinit kur e cilësoi Perëndimin një “perandori të gënjeshtrës“.
Qeveria në Vilnius ka hedhur poshtë përshkrimin e masave nga Rusia si një bllokadë, duke theksuar se mallrat që nuk përfshihen nga sanksionet, si dhe pasagjerët e linjave hekurudhore mund të vazhdojnë të udhëtojnë përmes Lituanisë.
Vendimi i Lituanisë erdhi në kuadrin e sanksioneve të vendosura ndaj Kremlinit nga Bashkimi Europian.
Klan News