Beteja finale për Bakhmutin

Ukraina përgatit njësi të reja ushtarake për ofensivën e pranverës me armatime të rënda perëndimore 

Togeri i lartë Pavel Kuzin zuri pozicionin e tij në mitraloz, i vetmi ushtar ende i aftë për të luftuar. Të gjithë të tjerët në grupin e tij kishin vdekur ose ishin plagosur. I plagosur nga goditja e predhave dhe me njërin krah të fashuar, 37-vjeçari qëlloi mbi valët e ushtarëve rusë që përpiqeshin të sulmonin pozicionin e tij. Ishte e qartë se Pavel nuk do të mbante pozicionin për një kohë të gjatë, por ai duhej të blinte kohë për mbërritjen e ndihmës. Veprimi i tij i fundit në jetë ishte të siguronte që shokët e plagosur të evakuoheshin të sigurt.

Disa herë rusët e kanë shpallur Bakhmut-in të pushtuar, por aty lufta vazhdon dhe humbjetjanë të mëdha për ushtrinë ruse, pavarësisht përparimeve të shënuara së fundi. Ushtria e Ukrainës pavarësisht luftimeve të ashpra, gjendja është nën kontroll.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këtu shfaqen ushtarakë ukrainas teksa patrullojnë natën rreth Bakhmut-it ndërsa në sfond dëgjohen bombardime të vazhdueshme dhe nga zonat e banimit ngrihen shtëllunga tymi.

“Javën e kaluar – po ju them – ata përdorin çdo gjë, nga mortajat deri te raketat e sistemit S300.”

Kapja e Bakhmut-it vijon të jetë një përparësi për Rusinë që lakmon edhe qytete të tjera të rajonit, Kramatorsk-un dhe Sloviansk-un.Beteja për Bakhmut-in është zhvilluar nga llogoret me sulme të pamëshirshme artilerie dhe raketash në një fushë beteje të minuar rëndë.

Gjendja pritet të ndryshojë kur Ukraina të hedhë në sulm njësitë e reja ushtarak që po stërvit, të pajisura me sisteme armatimesh perëndimore.

Në frontin diplomatik mësohet se Gjermania ka dëbuar mbi 20 diplomatë rusë nga selia e Berlinit. Lajmin e dha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novostipa cituar ndonjë burim. Agjencia shton se Moska gjithashtu do të kundërpërgjigjet duke dëbuar disa diplomatë gjermanë.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjermanisë janë prishur që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë në Shkurt të vitit 2022.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share