Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Hagë, Holandë, në kuadër të së cilës është parashikuar të merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Konventës së Lubjanës-Hagës në Pallatin e Paqes, ku do ta nënshkruajë Konventën për bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministra të drejtësisë të më shumë se 80-të vendeve në botë.
Më 15 shkurt, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga do të realizojë takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran. Takimi i cili është iniciuar nga kryetari Hamran, është në kuadër të bashkëpunimit tashmë të krijuar, si dhe shqyrtimit të mundësive për ringritjen e çështjes së referimit të një prokurori nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSI, që është një nga parakushtet kyçe për realizimin e bashkëpunimit të ndërsjellët me EURODREJTËSI dhe sigurimin e efikasitetit në luftën kundër krimit ndërkufitar./tvklan.mk