Ministri Durmishi viziton Pollogun, informon zejtarët mbi mundësinë e aplikimit në thirrjet shtetërore

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi gjatë ditës së sotme Vizitoi zejtarët e Pollogut. Ndëgjoi shqetësimet e tyre dhe i informoi mbi mundësinë e aplikim në thirrjet e shtetërore për të marrë mbështetje.

Këtë iniciativë e ka mbështetur edhe kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliu, i cili theksoi se zejtarët, veçanërisht ata të Pollogut, kanë qenë të pa informuar për thirrjet e institucioneve shtetërore. Ai identifikoi mungesën e informacionit si një nga arsyet kryesore pse aplikimet nga kjo zonë kanë qenë të pakta. Përveç institucioneve, ai kritikoi edhe kontabilistët, duke nënvizuar se këta të fundit shpesh nuk i informojnë klientët e tyre për mundësitë që ofrohen.

Në përfundim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve dhe zejtarëve për të siguruar që ata të përfitojnë nga thirrjet dhe programet e mbështetjes shtetërore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share