Maqedonia e Veriut do të kryesojë me Bordin Drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) për vitin 2024, në sferën e Reformave në Administratën Publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takimin e sotëm të 15-të, të Bordit Drejtues të ReSPA-së në Sarajevë, morrën pjesë ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu dhe zëvëndësi i
ministrit, Aleksandar Bajdevski si dhe ministrat përgjegjës për administratën publike në Ballkanin Perëndimor, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, të programit OECD/SIGMA dhe anëtarë të tjerë të Bordit.
Ministri i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Davor Bunoza ia dorëzoi kryesimin e Bordit Drejtues të ReSPA-së Azir Aliu – ministër i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Në fjalën e tij, ministri Aliu theksoi se do të mundohet të ndërtojë ambient për bashkëpunim më të ngushtë rajonal.
“Si kryesues i ri do të angazhohem plotësisht në avancimin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe vëmendjen politike në sferat kyçe të administratës publike dhe integrimeve evropiane të vendeve të rajonit”, theksoi ministri Aliu.
Në këtë takim, u prezantua edhe Raportivjetor i ReSPA-së dhe Buxheti për vitin 2024 – 2025.