Ministri i Arsimit, Jeton Shaqir në Klan Debat theksoi se do të lëshohen udhëzime nëpër shkollat e vendit që të ndalohet përdorimi i telefonave në procesin mësimor. Ndërkaq arsimtari Satki Ismaili u shpreh se kjo nuk duhet të bëhet me udhëzime, por shteti sipas tij, duhet të jetë më rigoroz në këtë drejtim duke ndjekur edhe shembujt e vendeve në Evropë.
“Ministër, ne kemi shtet…duhet në mënyrë urgjente duhet të sillet ligj që definon qartë se kush mund të mbajë telefon. Po ju tregoj, a e dini se sa shtet në nivel global telefona kanë, por ua kanë ndalur kamerën”, tha mes tjerash arsimtari nga Tetova, Satki Ismaili.
“Profesor, jam dakord plotësisht me ju, por deri në momentin e sjelljes së ndryshimeve ligjore, udhëzimet janë në të mirë të procesit…”, u përgjigj ministri Shaqiri./KlanMacedonia